Sport

VIDEO / Për 60 sekonda Interi kalon në avantazh, më pas Raphinha bën mrekullinë!

Nis në mënyrë të pabesueshme ndeshja mes Barcelonës dhe Interit. Pak pasi topi shkelmohet nga qendra, më saktësisht pas vetëm 31 sekondash lojë,

30 Prill 2025, 22:28 Nga DOSJA
VIDEO / Për 60 sekonda Interi kalon në avantazh, më pas Raphinha

SPANJE - Nis në mënyrë të pabesueshme ndeshja mes Barcelonës dhe Interit. Pak pasi topi shkelmohet nga qendra, më saktësisht pas vetëm 31 sekondash lojë, Thuram realizon me finte, duke mos i dhënë asnjë shans portierit polak të Barçës. 


Barcelona shton ritmin dhe përpiqet të depërtojë për në portën e Sommer por e pamundir ndërkohë që në minitën e 20-të pas një goditje këndi është Dumfries që në mënyrë spektakolare shënon golin e dytë për skuadrën e Inzaghit. 


Ndërkohë në minutëbe 23-të Yamal me një inkursion personal shënon golin e parë për Barçën dhe 2-1.


Kaq duhej për të ndryshuar ritmi i ndeshjes dhe pas presionit të shtuar në minutën e 38-të çedon mbrojtja zikaltër për herë të dytë, është Ferran Toerres që shënon golin e barazimit në 2-2.


Me fillimin e pjesës së dytë Interi hyn me të njëjtin ritëm si në fillim dhe në minutën e 64-të gjen fgolin e avntazhit në 3-2 sërish me Dumfries.


Por entuzjazmi zgjat vetëm 60 sekonda pasi Rafinha me njhë goditje të fortë nga jashtë zone rikthen barazpeshën edhe pse u konsiderua një autogol i Sommer.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll