Sport

Lamine Yamal e rrëzon nga froni Kylian Mbappén...

Duke e ndihmuar Barçën të barazonte rezultatin 2-1 kundër Interit të mërkurën në mbrëmje, Lamine Yamal u bë golashënuesi më i ri në historinë e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, me 17 vjeç e 292 ditë. Kylian Mbappé e mbante këtë rekord.

1 Maj 2025, 08:30 Nga DOSJA
Lamine Yamal e rrëzon nga froni Kylian Mbappén...

SPANJE - Një rekord i ri për Lamine Yamal. Duke shënuar një gol të mrekullueshëm për të ndihmuar Barçën të rikthehej në 2-1 kundër Interit, anësori spanjol u bë, në moshën 17 vjeç e 291 ditë, golashënuesi më i ri në historinë e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Rekordi mbahej nga Kylian Mbappé, që nga 9 maji 2017. Asokohe, te AS Monaco, sulmuesi, 18 vjeç e 140 ditë, shënoi në minutën e 69-të të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit në Torino.

Por sulmuesi francez nuk arriti t’i parandalonte Monegaskët të humbnin (1-2) dhe të eliminoheshin pak para finales.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll