30 Prill 2025, 09:56
Nga E. D
foto ilustruese
LEZHË- Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi dyshohen se vodhën me dhunë shtëpinë e një 66-vjeçari në fshatin Gajush. Bëhet e ditur se të arrestuarit janë Keviljano Ndoj, Andi Sanco dhe Lorenc Lleshi. Gjithashtu sipas policisë janë sekuestruar 5 celularë, si dhe 2 automjete të përdorura gjatë vjedhjes. Po ashtu sipas hetimeve dyshohet se tre personat janë implikuar në vjedhjen me dhunë të 1500 dollarëve, 880 eurove, 50 000 lekëve dhe 1 arme gjahu.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera menjëherë pas telefonatës për vjedhje me dhunë, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, zbardhën dinamikën e rastit dhe arrestuan autorët e dyshuar.
Konkretisht, në kuadër të operacionit “Telefonata”, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit K. N., 22 vjeç, banues në Mirditë (me precedent penal), A. S., 21 vjeç, banues në Korçë dhe L. Ll., 22 vjeç, banues në Tiranë (u kap nga shërbimet e PKK Muriqan, në dalje).
Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit janë implikuar në vjedhjen me dhunë të 1500 dollarëve, 880 eurove, 50 000 lekëve dhe 1 arme gjahu, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 28.04.2025.
Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë, për babanë e shtetasit K. N., shtetasin Gj. N., 50 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
andi sanco lorenc lleshi keviljano ndoj
Aktualitet
30 Prill 2025, 09:48
M.B
Viktima
VLORA-Erlis Mehmeti është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes se Renato Hoxhajt në V...
Aktualitet
30 Prill 2025, 09:08
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
VLORA- Një person që dyshohet se ka siguruar kushtet për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë, ës...
Aktualitet
30 Prill 2025, 08:13
M.B
Autori i dyshuar
VLORA- Personi në foton e mësipërme dyshohet të jetë autori i vrasjes së 58-vjeçarit Renato...
Aktualitet
30 Prill 2025, 08:05
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm në aksin e rrugës komb...
Aktualitet
30 Prill 2025, 07:17
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Rreziqet klimatike kanë një ndikim të drejtpërdrejtë tek njerëzit, duke ulur të ardhurat dhe duk...
Aktualitet
30 Prill 2025, 07:14
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjyqtarët e shkarkuar gjatë rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe që mbeten të pez...
Aktualitet
30 Prill 2025, 07:04
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24 ...
Aktualitet
29 Prill 2025, 22:45
r.ll
VLORË- Një person është shoqëruar në komisariatin e Vlorës lidhur me vrasjen e Renato Hoxhajt në lagjen Hajro Ç...
Aktualitet
29 Prill 2025, 22:33
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
LUSHNJE- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotem në Lushnje. Mësohet se një 17-vje&cc...
Aktualitet
29 Prill 2025, 21:57
N.F
Foto ilustruese
SARANDË- Një person është dhunuar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se i dhunuar ka mbetur Orgito B...