Aktualitet

EMRI/ U dhunua nga 2 persona me dërrasë dhe dorezë, policia e Sarandës shoqëron njërin nga autorët, një tjetër në kërkim

Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë një konflikt i mbartur prej datës 2 janar 2025, kur në fshatin Gjashtë pati përplasje të dhunshme dhe me armë mes disa personash.

29 Prill 2025, 21:57 Nga N.F
EMRI/ U dhunua nga 2 persona me dërrasë dhe dorezë, policia e
Foto ilustruese

SARANDË- Një person është dhunuar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se i dhunuar ka mbetur Orgito Brehama. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Araniti”.

Brehama dyshohet se është qëlluar me dërrasë dhe me dorezë nga dy persona. Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë një konflikt i mbartur prej datës 2 janar 2025, kur në fshatin Gjashtë pati përplasje të dhunshme dhe me armë mes disa personash.

Për ngjarjen e sotme policia ka arritur të shoqërojë një prej të dyshuarve, Andrea Nanai. Po punohet për kapjen edhe të të dyshuarit të dytë. Brehama ndërkohë po merr ndihmën e parë në urgjencën e Sarandës.

dhune ne sarande

Sondazh

Poll