Aktualitet

Aksident në Lushnjë/ Motoçikleta përfundon në kanal, dy kalimtarë shpëtojnë të riun nga mbytja, 17-vjeçari dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Policia në vendngjarje po kryen procedurat e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga dhe plagosjes së të riut.

29 Prill 2025, 22:33 Nga N.F
Aksident në Lushnjë/ Motoçikleta përfundon në kanal,
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJE- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotem në Lushnje. Mësohet se një 17-vjeçar teksa drejtonte një motoçikletë të përshtatur me karroceri për transport ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Më tej raportohet se dy persona e kanë parë ngjarjen dhe kanë ndihmuar të riun i cili ishte duke u mbytur nga uji i kanalit. Pas njoftimit të policisë dhe ambulancës i plagosuri u dërgua në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë. 17-vjeçari i quajtur Mateo është banor në Savër dhe kthehej në shtëpi.

Policia në vendngjarje po kryen procedurat e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga dhe plagosjes së të riut. Paraprakisht dyshohet se i dëmtuari ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka përfunduar në kanalin përbri rrugës i cili është i mbushur me ujë.

aksident në lushnjë

Sondazh

Poll