Aktualitet

Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, shoqërohet një person në komisariat, dyshohet se është autori i ekzekutimit

Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

29 Prill 2025, 22:45 Nga r.ll

Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, shoqërohet një person

VLORË- Një person është shoqëruar në komisariatin e Vlorës lidhur me vrasjen e Renato Hoxhajt në lagjen Hajro Çakërri. Dyshohet se shtetasi me inicialet E.M është autori i ekzekutimit të 58-vjeçarit. Ndërkohë hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Ende nuk dihet asgjë edhe mbi shkakun e vrasjes.

Renato Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe një në trup. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, kur Hoxhaj po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim.

Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur. Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur.

vrasja e renato hoxhaj policia e vlores

Sondazh

Poll