29 Prill 2025, 15:30
Nga N.F
Foto
TIRANË- Fermerët që aplikojnë për përfitimin e naftës për punimet bujqësore do të përballen me më pak barriera burokratike. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Financave kanë miratuar ndryshime në udhëzimin nr. 14, datë 28.3.2025, “Për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit për programin e bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2025”, duke thjeshtuar dokumentacionin që duhet të ngarkohet në sistem gjatë aplikimit.
Sipas ndryshimeve të botuara në Fletoren Zyrtare, dokumentet që kërkohen varen nga statusi i pronësisë apo përdorimit të tokës, si dhe regjistrimi i saj në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK). Skemat janë të ndara sipas katër situatave kryesore:
Nëse aplikanti është pronar i tokës në emrin e tij dhe ka certifikatë pronësie, duhet të dorëzojë: Certifikatën e pronësisë, Kartelën e pasurisë, Hartën treguese të ngastrës. Për ata që kanë Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) në emër të tyre si përfaqësues të familjes bujqësore, kërkohet vetëm dorëzimi i AMTP-së.
Në udhëzimin e mëparshëm për këtë kategori fermerëve iu kërkohej të dorëzonin edhe fragmentin apo skicën e hartës kadastrale ose planvendosje e vërtetuar nga Drejtoria e Administrimit të Tokës (DAMT) ose Njësia Administrative.
Udhëzimi i ndryshuar gjithashtu përcakton se për rastet kur aplikanti është anëtar i familjes që ka përfituar tokën do të vijojë të dorëzojë gjatë procesit të aplikimit përveç AMTP të tokës edhe Fragmentin e hartës kadastrale i vërtetuar, Certifikata familjare (gjendja më 1.8.1991) dhe Marrëveshje dakordësie nga shumica e familjarëve që tokën ta përdorë aplikanti.
Për rastet kur toka bujqësore është marrë me qira apo huapërdorje: Kontratë qiraje ose huapërdorjeje, Dokument i ligjshëm i firmosur nga palët, Dokumentet përkatëse të pronësisë së tokës.
Këto ndryshime synojnë të përshpejtojnë përfitimin e naftës dhe të ulin kostot e aplikimit për fermerët që shpesh janë përballur dhe me vonesa administrative. Formulari i aplikimit plotësohet online nëpërmjet e-Albania. Aplikimet për përfitimin e naftës në bujqësi, përfshirë edhe 7 masat e tjera të skemave të mbështetjes në bujqësi do të zgjasin deri në 30 Maj 2025./ Monitor
fermere
Aktualitet
29 Prill 2025, 15:15
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar një raport lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më ...
Aktualitet
29 Prill 2025, 14:14
E. D
Ilaria Sula dhe Mark Samson
ITALI- Detaje të reja vijojnë të dalin në lidhje me vrasjen e Ilaria Sulas, nga i dashuri i saj ...
Aktualitet
29 Prill 2025, 14:09
I.A
Ilaria Masinara
TIRANË- Amnesty International ka publikuar ditën e sotme raportin për Shqipërinë. Në raport sillet n&eum...
Aktualitet
29 Prill 2025, 14:10
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ditën e sotme ka dënuar të pandehurit që janë arrestuar nëntorin e v...
Aktualitet
29 Prill 2025, 13:44
Dosja
foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi po trafikonte ngarkesën prej 10 kg kokainë t&e...
Aktualitet
29 Prill 2025, 13:40
M.B
Viktima dhe autori
ITALIA- Në një letër drejtuar prokurorëve të Romës që po hetojnë çështjen e vra...
Aktualitet
29 Prill 2025, 13:15
I.A
Pajtime Fetahu dhe Suel Cela
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg ditën e sotme ish-gjyqtaren...
Aktualitet
29 Prill 2025, 13:08
M.B
Radovan Çela
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka kaluar në gjykim dosjen në ngarkim të avokatit Radovan Çela, lidhur me ...
Aktualitet
29 Prill 2025, 12:23
E. D
banoret
DURRËS- Disa banorë të fshatit Shën Pjetër në Durrës kanë protestuar ditën e sotme për shkak...
Aktualitet
29 Prill 2025, 11:54
E. D
Viktima
KORÇË- E ëma e Kejsi Spahillari, e cila dyshohet për vrasjen e Antonio Karafilit, ka folur për ngjarjen pasi Prokur...