29 Prill 2025, 11:54
Nga E. D
Viktima
KORÇË- E ëma e Kejsi Spahillari, e cila dyshohet për vrasjen e Antonio Karafilit, ka folur për ngjarjen pasi Prokuroria e Korçës zbardhi pas 7 vitesh vrasjen e të riut. Gjatë një prononcim për Euronews Albania, e ëma e Kejsi Spahillarit mohon përfshirjen e vajzës së saj në krim. Mes lotësh, ajo shprehet se e gjithë çështja është e sajuar dhe se vajza po merret nën akuzë pa prova konkrete.
“Asgjë nuk është e vërtetë. Çdo gjë është sajesë, është e stisur. Nuk e njoh fare personin në fjalë, e dëgjoj për herë të parë. Jam e shokuar. Si ka mundësi që në kaq vite nuk u gjet asgjë, dhe tani shpiket kjo histori pa asnjë fakt konkret? Nuk e kuptoj si çdo akuzë merret si e mirëqenë. Vajza më ka thënë që nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje,” deklaron e ëma.
Prokuroria e Korçës zbardhi pas 7 vitesh vdekjen e Antonio Karafilit, i cili në vitin 2018 u raportua se kishte vrarë veten duke u varur në një pemë. Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për ish-partneren e Karafilit, Kejsi Spahillari, e dyshuar për vrasjen e të riut.
Sipas Prokurorisë, nga provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen. Motivi i krimit dyshohet të ketë qenë një lidhje paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin. Pas ngjarjes, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të vitit 2024, Rexhep Vathi vrau veten.
antonio karafilit kejsi spahillari
Aktualitet
29 Prill 2025, 11:49
M.B
Olsian Çela
TIRANA- Prokurorin i Përgjithshëm Olsian Çela ka prezantuar sot para Këshilli të Lartë t...
Aktualitet
29 Prill 2025, 11:35
M.B
Kryeprokurori Olsian Çela
TIRANA- Prokurorin i Përgjithshëm Olsian Çela ka prezantuar sot para Këshilli të Lar...
Aktualitet
29 Prill 2025, 10:47
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Organizata ndërkombëtare, Amnesty International (AI), ka publikuar raportin vjetor për të drejtat e njeriu...
Aktualitet
29 Prill 2025, 11:22
I.A
Roven Zeka
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje kolegët e Roven Zekës që e kanë takuar atë p...
Aktualitet
29 Prill 2025, 10:27
Elton Qyno
Viktima
KORÇA- Shtatë vite nga vrasja e të riut Antonio Karafili në Voskopojë të Korçës, prokuroria e k&eu...
Aktualitet
29 Prill 2025, 10:13
E. D
Lorenc Lika
ANGLI- Një 41-vjeçar shqiptar është dënuar më 8 vite e 9 muaj burg pasi është kapur në një ...
Aktualitet
29 Prill 2025, 10:06
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ndryshe nga sa ka ndodhur me projektet e tjera të zhvillimit të pronës me privatin, duket se projekti që lidhet...
Aktualitet
29 Prill 2025, 10:01
M.L
Policia
DURRËS- Një 18-vjeçar është vënë në prangat e policisë në qytetin e Durrësit ditën e ...
Aktualitet
29 Prill 2025, 09:46
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Një 18-vjeçar sirian është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se 18-vjeçari ndihmon...
Aktualitet
29 Prill 2025, 09:30
E. D
pamje nga vendngjarja
MAMURRAS- Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Laç-Mamurras. Si&...