Aktualitet

Dosja "Toyota Yaris"/ Akuzohet për korrupsion e ndikim të paligjshëm, GJKKO kalon në gjyq avokatin Radovan Çela

Çela ka qenë avokat i Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e dosjes "Toyota Yaris".

29 Prill 2025, 13:08 Nga M.B
Dosja "Toyota Yaris"/ Akuzohet për korrupsion e ndikim të
Radovan Çela

TIRANA- Gjykata e Posaçme ka kaluar në gjykim dosjen në ngarkim të avokatit Radovan Çela, lidhur me çështjen "Toyota Yaris". Mbrojtja bëri kërkesë për gjykim të shkurtuar duke pranuar gjykimin me aktet e sjella deri më tani nga SPAK, teksa një vendim mbi këtë kërkesë pritet të merret më 12 maj.

Avokati Radovan Çela është vetëdorëzuar më 5 mars 2025 në policinë e Tiranë. Radovan Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris'. Prokuroria i akuzoi dy kushërinjtë Elvis Vladi, dhe Alfred Vladi, për krijimin e një organizate me qëllim pastrimin e parave me origjinë kriminale. Por kushërinjtë Vladi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia.

Ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka u arrestua më 29 korrik 2024 me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga GJKKO. Sipas SPAK, të dyshuarit kanë ndërhyrë, marrë ryshfet dhe dhënë ryshfet funksionarëve të drejtësisë në 8 çështje penal, 4 nga të cilat të lidhura për dosjen “Toyota Yaris” që kur dosja ishte te Prokuroria e Krimeve te Rënda e me pas kur ajo shkoi në Gjykatën e Tiranës në hetimet paraprake e deri te hetimet pasurore ndaj personave të akuzuar.  

Gjithçka është zbuluar nga komunikimet ne SKY ECC dhe Enchro chat, ku mësohet se vetëm prokurori Aurel Zarka ka pasur 4 kode, ku komunikonte me Dautajn, edhe kjo me llogari të saj në platforma komunikimi.Mes çështjeve të tjera ku ka ndikuar prokurori është edhe ajo për hetimin pasuror ndaj Suel Çelës, i nisur nga operacioni “Forca e Ligjit”. Këtu kryeprokurori i Vlorës ka tentuar të ndikojë të prokurorët në Prokurorinë e Posaçme.

radovan cela

Sondazh

Poll