Aktualitet

Brenda 15 minutave dy tërmete godasin vendin/ Epiqendrat në afërsi të Kukësit dhe Dibrës

19 Janar 2020, 12:53 Nga DOSJA
Brenda 15 minutave dy tërmete godasin vendin/ Epiqendrat në

Shqipëri- Rikthehen lëkundjet sizmike në vend, brenda 15 minutave regjistrohen dy tërmete. Mesditën e sotme një tërmet me magnitudë 3.9 Shkallës Rihter është ndjerë në qytetin e Kukësit dhe epiqendra ka qenë 9 kilometra nga Kurbnesh. Pak minuta pas tij, një tjetër tërmet është ndier në Peshkopi.  Tërmeti me magnitudë 3.8 i Shkallës Rihter e kishte epiqendrën në fshatin Arrë-Mallë. Ministria e Mbrojtjes njofton se nuk raportohet për dëme materiale.

Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë më 26 nëntor të 2019, ku humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet u pasua me qindra postlëkundje në ditët në vijim.  Tërmeti tragjik preku tre qarqet Tiranë, Durrës dhe Kurbin dhe shkaktoi edhe shumë dëme materiale. Mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë kryeministri Edi Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohen nga firmat e ndërtimit.Kjo pagesë do të paguhet nga shteti.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dy tërmte godasin vendin tërmet në kukës tërmet në peshkopi dy tërmte godasin vendin tërmet në kukës tërmet në peshkopi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2020, 11:53

(function(d,s,id,u){ if (d.getElementById(id)) return; var js, sjs = d.getElementsByTagName(s)[0], t = Math.floor(new Date().getTime() / 1000000); ...