Aktualitet

Plagoset alpinistja në Malin e Tomorrit dhe thyen këmbën, transportohet me helikopter drejt Tiranës

19 Janar 2020, 12:30 Nga DOSJA
Plagoset alpinistja në Malin e Tomorrit dhe thyen këmbën,

BERAT- Një alpiniste ende e paidentifikuar është dëmtuar dhe ka thyer këmbën, pasi ka rrëshqitur në një zonë të thepisur në malin e Tomorrit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, teksa e plagosura po eksploronte në afërsi të vendit të quajtur, Çesma e Tarikos në Malin e Tomorrit, bashkë me tre alpinistë të tjerë.

Dosja.al mëson se bashkëudhëtarët e saj, i kanë dhënë ndihmën e parë, duke e nxjerrë nga vendi ku kishte ngecur dhe kanë njoftuar autoritetet përkatëse. Tre orë pas lajmërimit, Minstria e Mbrojtjes ka nisur helikopterin e Forcave Ajrore, duke bërë të mundur transportimin e alpinistes në Spitalin e Traumës. Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. Katër alpinistët ishin nisur mëngjesin e sotëm nga Qafa e Dardhës në Librazhd, në drejtim të malit të Tomorrit.

 

Ky nuk është rasti i vetëm, pasi në muajin Gusht, dy turiste të huaja humbën kontaktet teksa ishin duke eksploruar në Alpet shqiptare në veri të Shqipërisë. Dy turistet kishin ishin futur në Mal të Zi nga Vermoshi. Ato bënë dy ditë kamping dhe u ngjitën në majën e kollatës dhe në Jezercë. Më pas janë kthyer në Vuthaj ku dhe u gjetën shëndoshë e mirë.

J.V/ A.M/F.M/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen turistet ne malin e tomorrit mali i tomorrit bllokohen turistet ne malin e tomorrit mali i tomorrit

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Janar 2020, 11:53

(function(d,s,id,u){ if (d.getElementById(id)) return; var js, sjs = d.getElementsByTagName(s)[0], t = Math.floor(new Date().getTime() / 1000000); ...