Sport

Interi ngec edhe me Leccen, mos filloi sindroma e janarit?

19 Janar 2020, 16:18 Nga DOSJA
Interi ngec edhe me Leccen, mos filloi sindroma e janarit?

U duk se goli i Alessandro Bastonit do t’i jepte fitoren Interin, por Lecce reagoi shpejt dhe barazoi me anë të Mancosu. Rikthimi në shtëpi qëlloi i hidhur për Antonio Conten dhe Interi i tij la dy pikë në transfertën jugore. Miqtë kaluan në avantazh falë golit të Bastonit në minutën e 71-të. Vetëm katër minuta i kanë mjaftuar mbrojtësit (zëvendësoi Godin) për të shënuar golin e rëndësishëm.

Qendërmbrojtësi shfrytëzoi një krosim të Biraghi dhe realizoi me kokë golin e parë në Serie A për këtë sezon, por gjashtë minuta më pas shënoi Lecce dhe në stadium nisi festa vendase. Barazimi i dytë radhazi për zikaltrit pas atij ndaj Atalantës dhe Juventusi mund të shkëputet edhe më shumë në krye.

Barazim spektakolar mes Brescias dhe Cagliarit. Torregrasa shënoi dy golat e vendasve pas asisteve të Tonalit (goli i dytë ishte i mrekullueshëm)dhe me të njëjtën mënyrë iu përgjigj Joao Pedro. Braziliani i ekipit sard nuk gaboi nga pika e bardhë dhe u ngjit në kuotën e 13 golave sezonalë.

Emanuele Ndoj u aktivizua si titullar, mori një karton të verdhë dhe qëndroi në stol në pushim. Karton i kuq për Balotellin, të cilit i mjaftuan pak minuta në fushë për të dalë sërish nga erdhi.

Në barazim ka përfunduar edhe ndeshje Bologna-Verona. Vendasit kaluan në avantazh në pjesën e parë me anë të mbrojtësit Bani, teksa Marash Kumbulla u dëmtua dhe u largua nga fusha në minutën e 25-të.

Bani la Bolognën me një lojtar më pak në fillimin e pjesës së dytë, teksa Borini debutoi me gol për miqtë. Ish-milanisti shënoi me kokë golin e barazimit dhe i dha një pikë me vlera ekipit të tij.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport inter lecce serie a inter lecce serie a

Sondazh

Poll