Sport

Conor McGregor, gjakos kaubojsin Cerrone për 40 sekonda dhe merr me vete 60 milionë paund (VD)

19 Janar 2020, 11:34 Nga DOSJA
Conor McGregor, gjakos kaubojsin Cerrone për 40 sekonda dhe merr me vete 60

SHBA- Vetëm 40 sekonda i kanë mjaftuar Conor McGregor për të mposhtur Donald “Cowboy” Cerrone në eventin UFC0-246, zhvilluar mëngjesin e Las Vegasit, sfidë e vlefshme për peshën “welterweight” (pesha 71-77kg).Një rikthim triumfues i irlandezit, që befasoi të gjithë me startin që i bëri kësaj sfide, përfshirë edhe rivalin e tij, që u dorëzua shumë shpejt.Që në momentin kur nisi dueli, McGregor godet Cerrone me shpatull në fytyrë, duke bërë që “kaubojsi” amerikan të gjakoset.

Kjo i jep zemër irlandezit të vijojë sulmet dhe brenda pak sekondash Cerrone është në tapet, duke u goditur nga grushtet e McGregor, deri në momentin që gjyqtari vendos të ndalë sfidën.Conor McGregor ka fituar 1.5milionë paund për sekondë për shkatërrimin që i bëri Donald Cerrones në rundin e parë,.Triumfi brenda 40 sekondave në Las Vegas kundër Donald Cerrones, ka vlerën e 60 milionë paundve , që do të derdhen në arkat e Conor McGregor.

Shumë shenja janë lënë në fytyrën e amerikanit Donald Cerrone pas ndeshjes. Sipas asaj që raportojnë mediet amerikane, menjëherë pas mbarimit të kësaj përballje, Cerrone ka shkuar në spital për t’u mjekuar. Sipas raportimeve të para është thyer hunda e sportistit amerikan, që në një periudhë të shkurtër kohore mori shumë grushte në fytyrë.

(E.Ç/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport conor mcgregor ndeshje boksi onald “cowboy” conor mcgregor ndeshje boksi onald “cowboy”

Sondazh

Poll