Sport

Dy afrime dhe dy largime, Interi po ndryshon shumë këtë janar

19 Janar 2020, 13:07 Nga DOSJA
Dy afrime dhe dy largime, Interi po ndryshon shumë këtë janar

Olivier Giroud dhe Victor Moses do jenë dy lojtarët e rinj të Interit. Trajneri Antonio Conte i ka kërkuar me ngulm dhe klubi zikaltër ia ka përmbushur kërkesat.

Ndërkohë, në Milano ka edhe largime. Valentino Lazaro nuk ka bindur trajnerin dhe pritet të transferohet në Premier League. Anësori austriak pëlqehet nga Newcastle dhe agjenti i tij dje ishte në stadium, kur “Qymyrxhinjtë” fituan 1-0 ndaj Chelsea.

Gabriel Barbosa është gjithashtu drejt shitjes përfundimtare. 23-vjeçari nuk preferohet nga Interi dhe do të shitet te Flamengo për 17 mln euro. Interi do të mbajë edhe një përqindje të kartonit të tij, në rast se rishitet në të ardhmen e afërt.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport conte inter merkato conte inter merkato

Sondazh

Poll