Sport

Milani përmbys Udinesen, dopieta e Rebicit është spektakël me stadiumin plot

19 Janar 2020, 13:13 Nga DOSJA
Milani përmbys Udinesen, dopieta e Rebicit është spektakël

Milani sot bëri përmbysjen e madhe 3-2 ndaj Udineses. Skuadra kuqezi ishte duke humbur 1-0, por pjesën e dytë e nisi me një marsh më shumë dhe barazoi menjëherë me anë të sulmuesit anësor Rebic.

Shumë shpejti erdhi edhe goli i dytë. Veprim fantastik dhe spektakolar i francezit Theo Hernandez, i cili gjuajti fluturimthi në minutën e 71-të dhe fitoi zemrat e tifozëve të “Djallit”.

Pas golit u pa një festë e veçantë dhe e ndjerë e lojtarëve kuqezi, ashtu si edhe tifozëve të Milanit në shkallët e “San Siros”, por Lasagna e uli pak entuziazmin e kuqezinjve me golin e barazimit.

Në sekondat e fundit të takimit, Rebic shënoi golin e dytë personal dhe i dha fitoren skuadrës së Piolit. Krejtësisht e merituar!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gol milan permbysje gol milan permbysje

Sondazh

Poll