Bota

Pas lëkundjeve në Stamboll, goditet nga tërmeti një tjetër zonë e Turqisë, epiqendra ishte provinca Elazig

Vihet re se kjo është një nga provincat që u godit rëndë në vitin 2023, kur ra tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter.

27 Prill 2025, 22:44 Nga N.F
Pas lëkundjeve në Stamboll, goditet nga tërmeti një
Foto ilustruese

TURQI- Një tërmet i ri me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në Turqi mbrëmjen e së dielës.  Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti ka ndodhur në orën 21:09, ka pasur një thellësi fokale prej 10 kilometrash dhe është regjistruar 44 kilometra në jug-jugperëndim të provincës Elazig.

Vihet re se kjo është një nga provincat që u godit rëndë në vitin 2023, kur ra tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter. Sipas informacioneve në faqen e AFAD-it, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 11.31 kilometrash. Ende nuk ka raportime për të lenduar ose dëme.

 

Pas lëkundjeve në Stamboll, goditet nga tërmeti një

termet ne turqi

Sondazh

Poll