Bota

FOTO/ Turmat e njerëzve vërshojnë drejt Bazilikës së Santa Maria Maggiore për të parë varrin e Papa Françeskut

Priftërinjtë e bazilikës u kërkuan besimtarëve që hynë në bazilikën e Santa Maria Maggiore të bëjnë një lutje të shkurtër para varrit të Papa Françeskut dhe më pas të largohen nga kisha.

27 Prill 2025, 15:47 Nga N.F
FOTO/ Turmat e njerëzve vërshojnë drejt Bazilikës së
Pamje nga vendi i ngjarjes

VATIKAN- Priftërinjtë e Bazilikës së Santa Maria Maggiore po u kërkojnë pelegrinëve të bëjnë një lutje të shkurtër dhe të dalin nga Kisha për shkak të fluksit të njerëzve që duan të vizitojnë  varrin e Papa Françeskut. Priftërinjtë e bazilikës u kërkuan gjithashtu edhe besimtarëve që hynë në bazilikën e Santa Maria Maggiore të bëjnë një lutje të shkurtër para varrit të Papa Françeskut dhe më pas të largohen nga kisha.

Ky apel specifik është për shkak të turmës së madhe arsyeve të sigurisë dhe faktit se përmasat dhe kapaciteti i kishës nuk mund të krahasohen në asnjë rrethanë me ato të Bazilikës së Shën Pjetrit. Dhjetëra mijëra besimtarë vazhdojnë të qëndrojnë në radhë. Raportohet se koha e pritjes për hyrje tashmë i kalon 2 orë.

papa françesku

Sondazh

Poll