Bota

Zvicra pati rritje të madhe të incidenteve raciste dhe ksenofobike në vitin 2024

Incidentet më të shpeshta të raportuara kanë të bëjnë me diskriminimin ksenofobik dhe kundër të zinjve, të cilët përbëjnë 65% të të gjitha rasteve. Diskriminimi ndaj muslimanëve dhe arabëve u rrit më së shumti në krahasim me vitin 2023, me një total prej më shumë se 350 raste.

27 Prill 2025, 16:42 Nga N.F
Zvicra pati rritje të madhe të incidenteve raciste dhe ksenofobike
Foto ilustruese

ZVICËR- Zvicra regjistroi një rritje të madhe të incidenteve raciste dhe ksenofobike në vitin 2024, veçanërisht sulmet kundër myslimanëve dhe arabëve. Sipas statistikave zyrtare të publikuara sot rreth 1,211 raste të diskriminimit racor u raportuan vitin e kaluar, duke përfshirë gjuhën e urrejtjes, sulmet fizike, kërcënimet dhe sjellje të tjera diskriminuese në lidhje me racën ose fenë, një rritje prej rreth 40% krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas Komisionit Federal kundër Racizmit (EKR) incidente të tilla janë rritur vazhdimisht prej disa vitesh në këtë vend të pasur alpin, i cili ka një popullsi prej gati nëntë milionë banorësh, rreth 40% e të cilëve janë të huaj. Disa faktorë mund të shpjegojnë këtë rritje, duke përfshirë rritjen e tensioneve gjeopolitike, polarizimin në rritje të diskursit publik dhe një gatishmëri më të madhe për të regjistruar incidente diskriminimi.

Incidentet më të shpeshta të raportuara kanë të bëjnë me diskriminimin ksenofobik dhe kundër të zinjve, të cilët përbëjnë 65% të të gjitha rasteve. Diskriminimi ndaj muslimanëve dhe arabëve u rrit më së shumti në krahasim me vitin 2023, me një total prej më shumë se 350 raste.

Gati 80 raste sulmesh u raportuan gjithashtu së bashku me 66 raste të antisemitizmit. Shumica e incidenteve ishin sulme verbale, por u raportuan edhe rreth 100 sulme fizike të natyrës raciste. Incidentet e gjuhës së urrejtjes tregojnë rritjen më të madhe me 149 ankesa në vitin 2024.

Përveç kësaj, janë raportuar më shumë se 400 raste të komenteve nënçmuese, pothuajse 300 raste ofendimesh dhe më shumë se 100 raste kërcënimesh. Sipas raportit, gati një e pesta e raporteve të regjistruara ndodhën në një mjedis arsimor, kryesisht në shkollë.

zvicra

Sondazh

Poll