27 Prill 2025, 14:11
Nga r.ll
foto ilustruese
MOSKË- Rusia e ka pranuar për herë të parë se ka dërguar ushtarë të Koresë së Veriut në betejën për t’i zmbrapsur forcat ukrainase nga rajoni i Kurskut, pasi ushtria ukrainase kreu një inkursion të papritur matanë kufirit me Rusinë verën e kaluar. Ministria e Jashtme e Rusisë tha të shtunën se e njeh "kontributin e rëndësishëm" të ushtarëve koreanoveriorë në përpjekjet ushtarake të Moskës.
Duke cituar Traktatin për Partneritetin Strategjik midis Rusisë dhe Koresë së Veriut nga 4 dhjetori i vitit 2024, Ministria tha se "një faqe e re është shkruar në analet e lavdishme të vëllazërisë ushtarake të popujve rus dhe korean".
"Ushtarët e Ushtrisë Popullore të Koresë... luftuan krah për krah, në të njëjtën llogore, dhe derdhën gjak me ushtarët dhe oficerët tanë në rajonin e Kurskut dhe dhanë një kontribut të rëndësishëm në çlirimin e tokës ruse nga armiku pushtues", tha ajo.
Gjenerali Valery Gerasimov, kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, i tha presidentit Vladimir Putin në një video-konferencë se ushtarët koreanoveriorë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në "çlirimin" e rajonit nga ushtarët ukrainas. Me këtë Rusia e pranoi atë që zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë e kanë thënë prej kohësh: se Pheniani dërgoi mijëra ushtarë për të luftuar përkrah forcat ruse në pushtimin e plotë të Ukrainës nga Moska, i cili tani është në vitin e tij të katërt.
Zyrtarët amerikanë thanë se më shumë se 11.000 ushtarë koreanoveriorë morën pjesë në luftë dhe pësuan humbje të mëdha. Gerasimov tha se misioni korean ishte në përputhje me marrëveshjen e partneritetit midis dy vendeve. Rusia thotë se i ka zmbrapsur forcat ukrainase nga shumica e Kurskut, megjithatë Kievi thotë se forcat e tij po qëndrojnë ende në rajonin rus.
Ka pasur shqetësime ndërkombëtare se Rusia po i ofron Koresë së Veriut teknologji për dronë në këmbim të ndihmës të konsiderueshme ushtarake. Gjithashtu ka pasur një forcim të madh të marrëdhënieve midis Moskës dhe Phenianit që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Përveç dërgimit të ushtarëve, Koreja e Veriut e ka furnizuar Moskën gjithashtu edhe raketa me rreze të shkurtër, artileri të automjeteve dhe raketahedhës, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut./REL
lufta ukraine-rusi koreja e veriut
Bota
27 Prill 2025, 11:00
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Presidenti Donald Trump ka kërkuar tranzit falas për anijet tregtare dhe ushtarake amerikane përmes kanaleve të P...
Bota
27 Prill 2025, 10:34
r.ll
pamje nga shperthimi
IRAN- Ka shkuar në 25 numri i viktimave dhe 800 të plagosurve nga shpërthimi masiv në një nga portet kryesor...
Bota
27 Prill 2025, 10:21
r.ll
njerezit jashte bazilikes
ROMË- Janë publikuar pamjet e varrit të Papa Françeskut në kishën Santa Maria Maggiore në Ro...
Bota
27 Prill 2025, 09:57
r.ll
letra
SHBA- Një letër e shkruar nga një prej të mbijetuarve më të famshëm të Titanikut u shit së fun...
Bota
27 Prill 2025, 09:08
r.ll
foto ilustruese
VATIKAN- Në prani të afro 200 mijë besimtarëve, krerëve të shumtë shtetesh, klerikëve të lart&...
Bota
27 Prill 2025, 07:56
r.ll
takimi trump zelensky
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vënë në dyshim gatishmërinë e presidentit rus Vladimir Puti...
Bota
27 Prill 2025, 07:34
r.ll
vendngjarja
KANADA- Disa persona kanë vdekur dhe të tjerë janë në Vankuver të Kanadasë, pasi një mak...
Bota
26 Prill 2025, 22:55
I.A
Alkool
BRUKSEL- OBSH jep alarmin se pothuajse 1 në 4 të rinj në Europë pijnë alkool. Ata thonë se pirja e hershme e alkoolit ...
Bota
26 Prill 2025, 22:46
I.A
Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin përsëriti gatishmërinë e Moskës për bisedime të pakushtëzuara me Ukrain&e...
Bota
26 Prill 2025, 22:39
I.A
SINGAPOR- Autoritetet e Singaporit i kanë urdhëruar Metës, pronarit të Facebook-ut, të bllokojë aksesin në postime të ...