Bota

Makina përplaset me turmën e njerëzve në festivalin e Vankuverit në Kanada, shënohen disa viktima

Incidenti ndodhi rreth orës 20:00 me orën lokale, kur qytetarët ishin në festivalin vjetor Lapu Lapu që nderon kulturën filipinase. 

27 Prill 2025, 07:34 Nga r.ll
Makina përplaset me turmën e njerëzve në festivalin e
vendngjarja

KANADA- Disa persona kanë vdekur dhe të tjerë janë në Vankuver të Kanadasë, pasi një makinë u përplas me një turmë njëerëzish në një festival. Sipas policisë së Vankuverit, drejtuesi i makinës është arrestuar. Nuk dihet asgjë për motivet e autorit apo nëse ka qenë aksident.

Incidenti ndodhi rreth orës 20:00 me orën lokale, kur qytetarët ishin në festivalin vjetor Lapu Lapu që nderon kulturën filipinase. 

Ende nuk dihet numri i saktë i të vdekurve dhe të plagosurve. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë ekipet e shpëtimit dhe forcat e forta të policisë që nxitojnë në vendngjarje, ndërsa disa persona shtrihen në tokë, të plagosur.

aksident ne vankuver

Sondazh

Poll