Aktualitet

I shkrumbuan makinën në mes të Lezhës, flet gardiani i burgut, Prenga: Kam konfikte pronësie, ngjarja nuk ka lidhje me dety

19 Janar 2020, 11:08 Nga DOSJA
I shkrumbuan makinën në mes të Lezhës, flet gardiani i

Lezhë- Nikoll Prenga, pronari i “Benzi-t” që u shkrumbua në Lezhë në orët e para të mëgjesit të sotëm ka mohuar faktin se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e tij. Ai është shprehur se ka konflikte pronësie për një biznes që ai disponon.

“Për mua është për t’u parë, se makina ime nuk ka pasur probleme teknike. S’ka pasur asnjë problem elektrik. Është për t’u parë gjithçka. Unë punoj në këtë burg, s’kam asnjë shkak për arsye detyre, por ngelet për t’u parë. Nuk kam asnjë konflikt pune. Kur nuk sheh njeri, dhe nuk ke parë e dëgjuar gjë, si vë dot gishtin kujt…Mund të kemi konflikte të vogla, por jo të mëdha. Ne kemi një biznes të vogël këtu dhe disa persona janë futur jashtë gjërave ligjore, sa i përket të drejtave pasurore. Ne i kemi paralajmëruar se janë futur gabimisht, pasi kanë marrë kontrata me dokumente false, çështje që ka shkuar dhe në polici. Dyshimet janë nga të gjitha anët dhe se di, jam pak i lodhur shpirtërisht. Apeli im është që të zbardhen të gjitha çështjet të tilla. Këto janë çështje terroriste. Nëse ekziston dora e njeriut, është terroriste.”, tha ai për “News 24”.

Gjatë natës në lagjen ‘Nënë Tereza’ të Lezhës  është shkrumbuar nga flakët makina  tip “Merzedes Benz” e Nikoll Prengës, gardianit të burgut të “Shën Kollit”. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina gardianit të shënkollit nikoll prenga digjet makina gardianit të shënkollit nikoll prenga

Sondazh

Poll