Sport

VIDEO / Barcelona është fituesja e Kupës së Mbretit, gjunjëzohet Reali pas 120 minutash!

Brenda 7 minutave madrilenët përmbysin disavantazhin ndaj katalanasve duke i dhënë tjetër drejtim finales, por Torres frenon entuziazmin dhe çoi ndeshjen në shtesë.

27 Prill 2025, 00:41 Nga DOSJA

VIDEO / Barcelona është fituesja e Kupës së Mbretit,

SPANJË - Superkupa e Spanjës mes Realit te Madridit dhe Barcelonës dhuron spektakël ashtu siç pritej. 

Në minutën e 28-të zhbllokohet gjithçka dhe është Barcelona që kalon në avantazh. Asisti i Yamal shndërrohet në një supergol nga një distancë prej 25 metrash nga Pedri, duke shpërthyer festën në stadium. 

Dhe me shifrat 1-0 u mbyllën 45 minutat e para. Ndërkohë në të dytën Ancelotti reagon me zëvendësimet e para. Mbappe aktivizohet për të zëvendësuar Rodgrigon dhe duket se kjo ishte lëvizja e duhur. Në minutën e 70-të francezi me një goditje standarte rikthen baraspeshën në fushë.


Dhe tashmë është një tjetër simfoni, 7 minita më pas, nga asisti i Arda Gulrr nga goditja e këndit, Tchuameni kalon në epërsi Los Blancos.


Por asgjë nuk ka përfunduar, Ferran Torres rikthen barazpeshën 5 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt duke përfituar edhe nga një dalje e gabuar e portierit të Realit.

Pas përfundimit të 90 minutave në barazim klasikja i drejtohet kohës shtesë ku dukej se do të kalonte tek ruleta e penalltive kjo finale. Pak minuta nga fundi, saktësisht në të 116 është Kunde wë i jep avantazhin e fitores Barçës në 3-2 dhe njëkohësisht edhe trofeun e Kupës së Mbretit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll