Sport

Mbrojtësi danez i kërkon Manchester United të ndryshojë emrin…

Patrick Dorgu i ka kërkuar Manchester United që të ndryshojë emrin e tij në protokollin e ndeshjeve, një kërkesë e pranuar nga “Djajtë e Kuq”…

26 Prill 2025, 18:30 Nga DOSJA
Mbrojtësi danez i kërkon Manchester United të ndryshojë

ANGLI - Patrick Dorgu, mbrojtësi i ri danez me origjinë nigeriane, i ka kërkuar zyrtarisht Manchester United që të ndryshojë emrin e tij në dokumentet zyrtare “Patrick Chinazaekpere Dorgu”.

Siç raportohet nga The Sun, emri i vërtetë nderon rrënjët e tij igbo, me "Chinazaekpere", që do të thotë "Zoti iu përgjigjet lutjeve".

Klubi anglez pranoi pa problem kërkesën e lojtarit, i cili mbërriti nga Lecce gjatë merkatos së dimrit për 33 milionë dollarë, tani do të quhet thjeshtë Patrick Dorgu.

Dorgu, 20 vjeç, ka bërë tashmë 12 ndeshje nën drejtimin e Ruben Amorimit dhe ka luajtur një rol të madh për veten e tij në shtytjen e United drejt Ligës së Evropës, ku “Djajtë e Kuq” do të përballen me Athletic Bilbao në gjysmëfinale.

Ndërkohë, në Premier League, Man.United mbetet në fund të tabelës, por shpreson për një rigjallërim, duke nisur nga ndeshja e së dielës ndaj Bournemouth, ku pritet të startojë Dorgu.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll