Sport

VIDEO / "El Clasico" nuk zhgënjen, spektakël dhe 4 gola, ende asnjë fitues!

Brenda 7 minutave madrilenët përmbysin disavantazhin ndaj katalanasve duke i dhënë tjetër drejtim finales, por Torres frenon entuziazmin.

26 Prill 2025, 23:45 Nga DOSJA
VIDEO / "El Clasico"  nuk zhgënjen, spektakël dhe 4 gola,

SPANJË - Superkupa e Spanjës mes Realit te Madridit dhe Barcelonës dhuron spektakël ashtu siç pritej. 

Në minutën e 28-të zhbllokohet gjithçka dhe është Barcelona që kalon në avantazh. Asisti i Yamal shndërrohet në një supergol nga një distancë prej 25 metrash nga Pedri, duke shpërthyer festën në stadium. 


Dhe me shifrat 1-0 u mbyllën 45 minutat e para. Ndërkohë në të dytën Ancelotti reagon me zëvendësimet e para. Mbappe aktivizohet për të zëvendësuar Rodgrigon dhe duket se kjo ishte lëvizja e duhur. Në minutën e 70-të francezi me një goditje standarte rikthen baraspeshën në fushë.


Dhe tashmë është një tjetër simfoni, 7 minita më pas, nga asisti i Arda Gulrr nga goditja e këndit, Tchuameni kalon në epërsi Los Blancos.

Por asgjë nuk ka përfunduar, Ferran Torres rikthen barazpeshën 5 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt duke përfituar edhe nga një dalje e gabuar e portierit të Realit.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll