Sport

VIDEO / Pedri i ngrin buzëqeshjen Realit, por Mbappe hyn me këmbën e mbarë!

Në minutën e 28-të zhbllokohet gjithçka dhe është Barcelona që kalon në avantazh, Reali barazon në të 70-n me francezin.

26 Prill 2025, 23:37 Nga DOSJA
VIDEO / Pedri i ngrin buzëqeshjen Realit, por Mbappe hyn me

SPANJË - Superkupa e Spanjës mes Realit te Madridit dhe Barcelonës dhuron spektakël ashtu siç pritej. 

Në minutën e 28-të zhbllokohet gjithçka dhe është Barcelona që kalon në avantazh. Asisti i Yamal shndërrohet në një supergol nga një distancë prej 25 metrash nga Pedri, duke shpërthyer festën në stadium. 


Dhe me shifrat 1-0 u mbyllën 45 minutat e para. Ndërkohë në të dytën Ancelotti reagon me zëvendësimet e para. Mbappe aktivizohet për të zëvendësuar Rodgrigon dhe duket se kjo ishte lëvizja e duhur. Në minutën e 70-të francezi me një goditje standarte rikthen baraspeshën në fushë.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll