Aktualitet

Sherr për pronën në Kashar/ Qëllon me pistoletë manovër mbi kushëririn, shoqërohet autori

19 Janar 2020, 11:00 Nga DOSJA
Sherr për pronën në Kashar/ Qëllon me pistoletë

Tiranë-Sherr për pronën në Kashar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë një sherri për pronën në vendin e quajtur “Valias, personi me iniciale  E. B ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij,  Z. B. Ai është shoqëruar nga Policia.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 10:32, në vendin e quajtur “Valias”, Kashar, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi E. B ka qëlluar me pistoletë manovër në drejtim të kushëririt të tij shtetasit Z. B.

Me marrjen e njoftimit nga shtetasi Z. B, shërbimet e policisë, të Komisariatit nr 6 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta kanë arritur të kapin dhe të shoqërojnë në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore shtetasin E. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma pistoletë manovër, me të cilën shtetasi E. B ka kryer qitjen. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet sherr për pronën në kashar sherr për pronën në kashar

Sondazh

Poll