Bota

"Putini ndoshta nuk dëshiron që lufta të përfundojë"/ Trump: Shumë njerëz po vdesin! Ai po luan me mua dhe duhet trajtuar ndryshe

Në fakt, presidenti amerikan, në një postim në Truth Social, deklaroi se presidenti rus ndoshta nuk dëshiron ta ndalë luftën.

26 Prill 2025, 16:52 Nga M.L
"Putini ndoshta nuk dëshiron që lufta të
Donald Trump

SHBA- Menjëherë pas funeralit të Papa Françeskut dhe takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Donald Trump kritikoi Vladimir Putinin për sulmet në zonat civile të Ukrainës ditët e fundit. Në fakt, presidenti amerikan, në një postim në Truth Social, deklaroi se presidenti rus ndoshta nuk dëshiron ta ndalë luftën.

"Nuk kishte asnjë arsye që Putini të lëshonte raketa në zonat civile, qytete dhe qyteza ditët e fundit. Kjo më bën të mendoj se ai ndoshta nuk dëshiron të ndalojë luftën, ai thjesht po luan me mua dhe ndoshta duhet trajtuar ndryshe, përmes "bankareve" apo "sanksioneve dytësore"? "Shumë njerëz po vdesin", përfundon mesazhi i tij presidenti amerikan.

vladimir putini donald trump

Sondazh

Poll