26 Prill 2025, 15:11
Nga I.A

IRAN- Të paktën 516 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën, sipas televizionit shtetëror iranian. Dogana e Iranit tha se shpërthimi ndodhi në terminalin e kontejnerëve Sina, që është i lidhur me Organizatën e Porteve dhe Transportit Detar.
Shërbimet e emergjencës dhe ekipet e ndihmës së parë iraniane ndodhen në vendngjarje dhe numri i të plagosurve është rritur me kalimin e orëve pas shpërthimit. Autoritetet nuk kanë treguar ende shkaktarin e shpërthimit.
Mehrdad Hasanzadeh, zyrtar për menaxhimin e fatkeqësive, i tha televizionit shtetëror iranian se shpërthimi erdhi nga kontejnerët në portin Rajaei të qytetit. Pamjet në rrjetet sociale treguan një re të madhe tymi të zi. Video të tjera treguan dëme në ndërtesa dhe automjete. Disa persona u panë gjithashtu në zonë duke ndihmuar të plagosurit dhe duke kontrolluar dëmet në pronat e tyre.
Porti Rajaei është kryesisht vend i trafikut të kontejnerëve, por gjithashtu ka rezervuarë nafte dhe objekte të tjera petrokimike. Porti Rajaei ndodhet rreth 1.050 kilometra në juglindje të kryeqytetit Teheran, në ngushticën e Hormuzit, gryka e ngushtë e Gjirit Persik përmes së cilës kalon 20 për qind e gjithë naftës që tregtohet globalisht.
Izraeli ishte akuzuar për kryerjen e një sulmi të madh kibernetik ndaj të njëjtit port në maj të vitit 2020, duke shkaktuar kaos në transport për disa ditë pas rrëzimit të sistemit kompjuterik të portit./REL
bandar abbas shperthim ne irani
Bota
26 Prill 2025, 14:41
M.L
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur ditën e sotme se Rusia ka rimarrë kontrollin e Kurskut, raj...
Bota
26 Prill 2025, 14:37
M.L
Foto ilustruese
IRAN- Një shpërthim i fortë në Iran ka plagosur sot 516 persona, njoftoi agjencia e lajmeve Tasnim. Shpërthimi ndo...
Bota
26 Prill 2025, 14:33
M.B
Foto nga takimi
ROMA- Raundi i bisedimeve diplomatike të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Romë nuk ka përfunduar ende. M...
Bota
26 Prill 2025, 14:26
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Presidenti amerikan Donald Trump u akuzua për shkelje të kodit të veshjes në funeralin e Papa Fran&cce...
Bota
26 Prill 2025, 14:22
M.B
Këpucët
VATIKAN- Papa Françesku është përcjellë për në banesën e fundit, në Bazilikën Sa...
Bota
26 Prill 2025, 14:13
M.B
Foto nga takimi
VATIKAN- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se takimi që zhvilloi në Vatikan me presidentin e SHBA-s&e...
Bota
26 Prill 2025, 13:23
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Brenda një jave, 66 tërmete janë regjistruar në malin Spurr të Alaskës duke sinjalizuar “një...
Bota
26 Prill 2025, 12:56
M.B
Foto nga Bazilika
ROMA- Arkëmorti me trupin e Papa Françeskut ka mbërritur në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë...
Bota
26 Prill 2025, 12:59
M.L
Wang Yi
KINË- Kina u qëndron rregullave ndërkombëtare në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe kundë...
Bota
26 Prill 2025, 12:16
M.L
Foto nga vendi
ITALI- Takimi mes presidenit amerikan, Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky zgjati 15 minuta në Bazilikën e S...