Bota

Funerali i Papa Françeskut/ Mbi 400 mijë besimtarë nga e mbarë bota morën pjesë në lamtumirën e fundit të kreut të Kishës Katolike

Pranë varrit të "Papës së të varfërve" ndodhet ikona bizantine e Virgjëreshës Mari, para së cilës falej papa i ndjerë. Përpara se të çohej në banesën e fundit, fëmijë të vegjël, refugjatë, emigrantë, të pastrehë e shumë të tjerë lanë një lule të bardhë brenda kishës.

26 Prill 2025, 16:09 Nga M.L
Funerali i Papa Françeskut/ Mbi 400 mijë besimtarë nga e
Foto ilustruese

ITALI- Të paktën 400,000 njerëz morën pjesë në funeralin e Papa Françeskut më herët sot, duke përfshirë besimtarët që u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan dhe përgjatë procesionit nëpër rrugët e Romës, tha ministri i brendshëm italian.

 

"Midis njerëzve që morën pjesë në sheshin e Shën Pjetrit për meshën dhe atyre që morën pjesë përgjatë rrugës për në Bazilikën e Santa Maria Maggiore, ne vlerësojmë numrin të paktën 400,000 njerëz," tha Matteo Piandendozi.

Varrimi privat

Varrimi i Papës ishte privat, siç kishte kërkuar ai. Pranë varrit të "Papës së të varfërve" ndodhet ikona bizantine e Virgjëreshës Mari, para së cilës falej papa i ndjerë. Përpara se të çohej në banesën e fundit, fëmijë të vegjël, refugjatë, emigrantë, të pastrehë e shumë të tjerë lanë një lule të bardhë brenda kishës.

Turma njerëzish u gjetën edhe në qendrën historike të Romës, përgjatë rrugës prej gjashtë kilometrash të mbuluar nga procesioni funeral. Emocioni ishte i madh dhe nuk munguan lutjet dhe duartrokitjet e gjata. Të dielën (27/4) kardinalët do të shkojnë në Santa Maria Maggiore për të adhuruar dhe nga e hëna, kisha do të hapë portat e saj për besimtarët në mënyrë që ata të mund të adhurojnë.

Në testamentin e tij, Papa Françesku dha udhëzime të thjeshta për varrimin e tij: Varri duhet të jetë në tokë, i thjeshtë, pa dekorime të veçanta dhe të ketë vetëm mbishkrimin: Franciscus.

Në fakt, Françesku do të jetë Papa i parë në më shumë se një shekull që kërkon të varroset jashtë Vatikanit. Siç kishte deklaruar, ai nuk dëshiron të varroset në Bazilikën e Shën Pjetrit apo në katakombet e saj, ku janë varrosur shumica e Papëve. Shpjegimi që dha ishte se gjatë gjithë jetës së tij Papa Françesku tha se ia besonte veten gjithmonë Virgjëreshës Mari.

“Për këtë arsye, kërkoj që mbetjet e mia mortore të pushojnë, në pritje të Ringjalljes, në bazilikën papale të Shën Marisë Major”, shkruan ai në testamentin e tij.

papa françesku

Sondazh

Poll