Bota

Vijon ‘aksioni’ i arrestimeve ndaj mbështetësve të kryebashkiakut Imamoglu

Për 53 persona janë lëshuar urdhër-arreste, prej të cilëve 48 janë ekzekutuar, ndërsa personat e mbetur janë në kërkim. Arrestimet u kryen pas bastisjeve të policisë në shtëpitë e tyre herët në mëngjes.

26 Prill 2025, 15:19 Nga M.L
Vijon ‘aksioni’ i arrestimeve ndaj mbështetësve të
Foto ilustruese

TURQI- Autoritetet turke kanë bërë një valë të re arrestimesh në kuadër të hetimeve për korrupsion ndaj kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Për 53 persona janë lëshuar urdhër-arreste, prej të cilëve 48 janë ekzekutuar, ndërsa personat e mbetur janë në kërkim. Arrestimet u kryen pas bastisjeve të policisë në shtëpitë e tyre herët në mëngjes. Në mesin e të arrestuarve është kunati i Imamoglu si dhe të afërm të tjerë të të pandehurve, të cilët tashmë janë lënë në paraburgim që nga vala e parë e arrestimeve.

Janë arrestuar edhe disa biznesmenë dhe drejtues të ndërmarrjes komunale të kulturës “Kultur AS”. Menaxheri i përgjithshëm, Şafak Başa dhe drejtues të tjerë të Organizatës së Ujësjellësit të Stambollit (ISKI), një kompani në pronësi të bashkisë, u arrestuan gjithashtu.

Partia Popullore Republikane ankohet se Bashkia e Stambollit po bëhet në thelb joaktive dhe i lidh arrestimet e reja, veçanërisht ato në lidhje me Organizatën e Ujësjellësit, me urdhërin që kishte lëshuar disa ditë më parë për të ndaluar punimet e ndërtimit në një kompleks të madh prej 24,000 shtëpish pranë digës Sazlıdere, një nga digat që furnizon me ujë Stambollin.

Kreu i organizatës provinciale të CHP-së në Stamboll, Özgür Çelik, vuri në dukje se ISKI (Organizata e Ujësjellësit) ka njoftuar një vendim për prishjen e kantierit, lajm ky i publikuar sot në faqen e parë të gazetës opozitare Sozcu. Duke u treguar gazetarëve faqen e parë, Ozgur Çelik tha: Për këtë arsye, aktualisht janë të ndaluar drejtori i përgjithshëm i ISKI dhe drejtuesit e organizatës.

ekrem imamoglu

Sondazh

Poll