Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët “Benz-i” i gardianit të burgut të Shënkollit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, Prenga:

19 Janar 2020, 09:33 Nga DOSJA
Shkrumbohet nga flakët “Benz-i” i gardianit të burgut

Lezhë- Gjatë natës në lagjen ‘Nënë Tereza’ të Lezhës është shkrumbuar nga flakët makina tip “Merzedes Benz” e Nikoll Prengës, gardianit të burgut të “Shën Kollit”. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Për këtë ngjarje ka reaguar vetë Prenga, i cili është shprehur se shprehur se ka konflikte pronësie për një biznes që ai disponon dhe mohoi faktin se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e tij.

“Për mua është për t’u parë, se makina ime nuk ka pasur probleme teknike. S’ka pasur asnjë problem elektrik. Është për t’u parë gjithçka. Unë punoj në këtë burg, s’kam asnjë shkak për arsye detyre, por ngelet për t’u parë. Nuk kam asnjë konflikt pune. Kur nuk sheh njeri, dhe nuk ke parë e dëgjuar gjë, si vë dot gishtin kujt…Mund të kemi konflikte të vogla, por jo të mëdha. Ne kemi një biznes të vogël këtu dhe disa persona janë futur jashtë gjërave ligjore, sa i përket të drejtave pasurore. Ne i kemi paralajmëruar se janë futur gabimisht, pasi kanë marrë kontrata me dokumente false, çështje që ka shkuar dhe në polici. Dyshimet janë nga të gjitha anët dhe se di, jam pak i lodhur shpirtërisht. Apeli im është që të zbardhen të gjitha çështjet të tilla. Këto janë çështje terroriste. Nëse ekziston dora e njeriut, është terroriste.”, tha ai. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ende nuk ka asnjë të arrestuar.

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina gardianit të shënkollit nikoll prenga digjet makina gardianit të shënkollit nikoll prenga

Sondazh

Poll