Bota

Arkëmorti me trupin e Papa Françeskut mbërrin në Bazilikën Santa Maria Maggiore në Romë

Në këtë Bazilikë do të preht Ati i Shenjtë sipas dëshirës së cilën ai e kishte shpalosur në një testament.

26 Prill 2025, 12:56 Nga M.B
Arkëmorti me trupin e Papa Françeskut mbërrin në
Foto nga Bazilika

ROMA- Arkëmorti me trupin e Papa Françeskut ka mbërritur në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë. Në këtë Bazilikë do të preht Ati i Shenjtë sipas dëshirës së cilën ai e kishte shpalosur në një testament.

Papa Françesku ka ndërruar jetë më 21 prill 2025 në moshën 88-vjeçare. Vatikani tha vetëm se Papa ndërroi jetë në rezidencën e tij.

Ai qëndroi kohët e fundit rreth 2 muaj i shtruar në spital për shkak të një pneumonie të dyfishtë. Ati i Shenjtë ishte i pari Papë nga Amerika e Jugut dhe njëkohësisht i pari Papë Jezuit. 

papa françesku

Sondazh

Poll