Bota

FOTO/ Ceremonia e lamtumirës, mbi arkëmortin e Papa Françeskut qëndron i hapur Ungjilli

Arkëmorti është vendosur në qendër të sheshit përpara Bazilikës së "Shën Pjetrit".

26 Prill 2025, 10:54 Nga M.B
FOTO/ Ceremonia e lamtumirës, mbi arkëmortin e Papa Françeskut
Arkëmorti

VATIKAN- Mbi arkëmortin e Papës Françesku është vendosur Ungjilli i hapur. Arkëmorti është vendosur në qendër të sheshit përpara Bazilikës së "Shën Pjetrit". Udhëtimin i fundit i Papës nga Shën Pjetri në Santa Maria Maggiore do të zgjasë pak më shumë se një orë, duke ecur me një ritëm midis 5 dhe 10 kilometra në orë. Kortezhi i varrimit do të përbëhet nga disa makina, me disa kardinalë dhe disa të afërm.

Kortezhi funeral dhe udhëtimi i fundit i Papës Françesku përmes Romës

Rreth orës 11:30, do të niset kortezhi në drejtim të Santa Maria Maggiore. Arkëmorti do të ndjekë rrugën përmes Corso Vittorio Emanuele – Piazza Venezia – Via dei Fori Imperiali – Koloseu – Via Labicana – Via Merulana, do të ecë ngadalë dhe arkëmorti do të jetë i dukshëm brenda një makine. Në qytet janë vendosur ekrane të mëdha për të ndjekur rrugëtimin. 

Arritja dhe varrimi në Santa Maria Maggiore

Rreth orës 12:00, trupi do të mbërrijë në Santa Maria Maggiore, ku do të pritet nga një grup simbolik, përfshirë të varfrit, emigrantët, të burgosurit dhe personat transgender, në përputhje me kujdesin që Papa kishte për ata që ishin më të margjinalizuar. Ceremonia e varrimit, që do të zhvillohet me dyer të mbyllura, do të kryesohet nga kardinali Camerlengo Kevin Farrell, i cili do të drejtojë punët e përkohshme të Kishës deri në zgjedhjen e pasuesit të Papës.

papa françesku

Sondazh

Poll