Bota

Çështjet bërthamore/ Pritet të zhvillohet sot raundi i tretë i negociatave mes SHBA-së dhe Iranit

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, pritet të takohen në kryeqytetin e sulltanatit, Muscat. Të enjten, Departamenti i Shtetit i SHBA konfirmoi pjesëmarrjen e Witkoff në bisedime.

26 Prill 2025, 11:00 Nga M.L

 

Çështjet bërthamore/ Pritet të zhvillohet sot raundi i
Foto ilustruese

IRAN- Irani dhe SHBA-ja janë planifikuar të mbajnë sot në Oman një raund të tretë negociatash mbi programin bërthamor të Teheranit. Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, pritet të takohen në kryeqytetin e sulltanatit, Muscat. Të enjten, Departamenti i Shtetit i SHBA konfirmoi pjesëmarrjen e Witkoff në bisedime.

Negociatat e nivelit teknik, të cilat do të zhvillohen paralelisht, pritet të drejtohen nga Michael Anton, drejtori i planifikimit të politikave të Departamentit të Shtetit, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA. Takimi në nivel teknik mes ekspertëve është planifikuar të zhvillohet përpara atij të zyrtarëve të lartë të të dyja palëve. Bisedimet do të fillojnë rreth orës 10:30 me orën greke, sipas televizionit shtetëror iranian, i cili nuk specifikoi nëse bisedimet në nivel teknik apo ato të zyrtarëve të lartë do të fillojnë në atë kohë.

Pas raundit të dytë të negociatave të mbajtura në Romë fundjavën e kaluar, të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë bisedimet. Madje, takimi i 19 prillit u cilësua si “i mirë” nga të dyja palët.

“Që negociatat të përparojnë, pala tjetër duhet të tregojë vullnet të mirë, seriozitet dhe realizëm”, tha dje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai.

abbas araghchi steve witkoff donald trump

Sondazh

Poll