Bota

Arkëmorti me trupin e Papa Françeskut nis rrugëtimin e fundit drejt Bazilikës Santa Maria Maggiore

Kortezhi do të ndjekë rrugën përmes Corso Vittorio Emanuele – Piazza Venezia – Via dei Fori Imperiali – Koloseu – Via Labicana – Via Merulana, do të ecë ngadalë dhe arkëmorti do të jetë i dukshëm brenda një makine.

26 Prill 2025, 12:10 Nga M.B
Arkëmorti me trupin e Papa Françeskut nis rrugëtimin e fundit
Arkëmorti

VATIKAN- Arkëmorti me trupin e Papa Françeskut ka nisur rrugëtimin e fundit drejt Bazilikës Santa Maria Maggiore ku do të prehet. Kortezhi do të ndjekë rrugën përmes Corso Vittorio Emanuele – Piazza Venezia – Via dei Fori Imperiali – Koloseu – Via Labicana – Via Merulana, do të ecë ngadalë dhe arkëmorti do të jetë i dukshëm brenda një makine.

Në qytet janë vendosur ekrane të mëdha për të ndjekur rrugëtimin. Më pas arkëmorti do të mbërrijë në Santa Maria Maggiore, ku do të pritet nga një grup simbolik, përfshirë të varfrit, emigrantët, të burgosurit dhe personat transgender, në përputhje me kujdesin që Papa kishte për ata që ishin më të margjinalizuar.

Ceremonia e varrimit, që do të zhvillohet me dyer të mbyllura, do të kryesohet nga kardinali Camerlengo Kevin Farrell, i cili do të drejtojë punët e përkohshme të Kishës deri në zgjedhjen e pasuesit të Papës.

papa françesku

Sondazh

Poll