Sport

Reagon presidenti i federatës spanjolle: “Nuk ka asnjë shqetësim, finalja do të luhet…”

Rafael Louzan, ka konfirmuar se finalja e Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet. Finalja do të luhet të shtunën në orën 22:00.

25 Prill 2025, 23:53 Nga DOSJA
Reagon presidenti i federatës spanjolle: “Nuk ka asnjë

SPANJE - Presidenti i Federatës Spanjolle të futbollit, Rafael Louzan, ka konfirmuar se finalja e Kupës së Mbretit ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet. Finalja do të luhet të shtunën në orën 22:00.

“Do të luhet finalja, jam shumë i qetë”, ka deklaruar Louzan, shkruajnë mediet spanjolle. Kjo deklaratë e presidentit të Federatës Spanjolle vjen pasi Real Madridi vendosi që të mos marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve zyrtare para finales së Kupës së Mbretit.

Reali është i pakënaqur me arbitrin Ricardo De Burgos Bengoetxea, i cili do ta ndajë drejtësinë në finale, si dhe me arbitrin e VAR-it, Pablo Gonzalez Fuertes. Klubi mbretëror kërkoi nga Federata Spanjolle që t’i zëvendësojë të dy arbritrat. Por një gjë e tillë u refuzua nga Federata Spanjolle.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll