Sport

Atletico Madrid sulmon Realin: “Mos e prishni imazhin e futbollit spanjol”...

Për fat të mirë, në fund arsyeja mbizotëroi dhe gjithçka duket se është kthyer në normalitet në futbollin spanjol. Por në çfarë klime do të luhet kjo ndeshje e rëndësishme?

26 Prill 2025, 08:00 Nga DOSJA
Atletico Madrid sulmon Realin: “Mos e prishni imazhin e futbollit

SPANJE - Kur ujërat dukej se më në fund se ishin qetësuar pas një dite për t'u kujtuar - negativisht - për futbollin spanjol, goditja përfundimtare rindez polemikat.

Atletico Madrid hyn me forcë në skenë dhe sulmon hapur “kushërinjtë” e tyre për farsën e bërë orët e fundit kundër arbitrave dhe Federatës. Bardhekuqtë publikuan një mesazh që nuk lë vend për interpretim në rrjetet sociale: "Ajo që ndodhi është e padurueshme. Mos e prishni imazhin e futbollit spanjol".

Një kapitull i ri në një histori që prishi prag të finales së Kupës së Mbretit, të planifikuar për sot (22:00) në stadiumin La Cartuja të Seviljes. Debati u ndez nga një tjetër video provokuese e publikuar nga televizioni zyrtar i Blancos, një akuzë ndaj arbitrit të ndeshjes, Ricardo De Burgos Bengoetxea, me të cilin Reali mori një përqindje më të ulët fitoresh se rivalët e tyre.

Ky sulm shumë i rëndë shkaktoi reagimin e vetë De Burgos Bengoetxea dhe kolegut të tij që do ta ndihmojë në VAR, González Fuertes. Të dy folën në një konferencë për shtyp para finales: i pari madje qau, ndërsa ky i fundit sulmoi hapur klubin e Florentino Perez, duke shkaktuar një reagim të indinjuar.

Real Madridi i kërkoi Federatës të ndryshonte emërtimin e arbitrit në minutën e fundit dhe vendosi të bojkotojë të gjitha ngjarjet zyrtare të promovuara para ndeshjes, përfshirë konferencën për shtyp që Carlo Ancelotti duhej të mbante me Luka Modric, madje duke shkuar deri aty sa të kërcënonte të mos paraqitej në stadium në më pak se 24 orë.

Për fat të mirë, në fund arsyeja mbizotëroi dhe gjithçka duket se është kthyer në normalitet. Por në çfarë klime do të luhet kjo ndeshje e rëndësishme?

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll