Sport

E pabesueshme, 250 milionë lekë shpërblim për suksesin nga presidenti i klubit kryeqytetas!

Presidenti ka vendosur të “zbrazë” xhepat nëse ekipi arrin të fitojë këto 2 trofe. Kështu mësohet se Adrian Bardhi ka bërë gati një superpremio për skuadrën.

25 Prill 2025, 18:22 Nga DOSJA
E pabesueshme, 250 milionë lekë shpërblim për suksesin nga

TIRANE - Dinamo pas 15 vitesh është sërish gati të shkruajë historinë në futbollin shqiptar. Dinamovitët janë një nga 2 ekipet pretendente për të fituar titullin dhe Kupën e Shqipërisë.

“Blutë” siç dihet janë në garë për të fituar kampionatin, ndërsa janë kualifikuar edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ekipi me në krye Ilir Dajën do të luajë “all"-in për të rikthyer trofetë te Dinamo dhe për këtë në klub janë të papërmbajtshëm.

Presidenti ka vendosur të “zbrazë” xhepat nëse ekipi arrin të fitojë këto dy trofe. Kështu mësohet se Adrian Bardhi ka bërë gati një superpremio për skuadrën.

Plot 250 milionë lekë do t’i shpërndahen ekipit dhe stafit në rast triumfi. Një mënyrë kjo për të motivuar lojtarët që të japin maksimumin për titullin dhe Kupën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll