Bota

E rëndë në Francë/ Qëllohet me thikë për vdekje një besimtar musliman në xhami, nisin hetimet për identifikimin e autorit

Trupi i viktimës, i cili ende nuk është identifikuar, është zbuluar rreth mesditës, kur besimtarët e tjerë kanë mbërritur në xhami për faljen e rregullt të xhumasë, sipas prokurorit të rastit.

25 Prill 2025, 17:12 Nga M.L
E rëndë në Francë/ Qëllohet me thikë për
Foto ilustruese

FRANCË- Një pelegrin mysliman u godit me thikë për vdekje nga një burrë tjetër mysliman në xhaminë La Grand-Combe në Gard, Franca jugore. Trupi i viktimës, i cili ende nuk është identifikuar, është zbuluar rreth mesditës, kur besimtarët e tjerë kanë mbërritur në xhami për faljen e rregullt të xhumasë, sipas prokurorit të rastit.

"Dy burra ishin vetëm brenda xhamisë duke u falur. Kur rreth orës 08:00 të mëngjesit njëri prej tyre goditi tjetrin disa dhjetëra herë dhe u largua, duke e lënë të vdekur."

Sipas vlerësimeve fillestare, viktima ka marrë 40 deri në 50 plagë me thikë. Hetimet e autoriteteve për identifikimin e autorit po vazhdojnë.

france

Sondazh

Poll