Bota

Tërmeti i trefishtë në Turqi/ Regjistrohen rreth 130 paslëkundje brenda 24 orëve, përhapet panik tek qytetarët

Më i forti nga tre tërmetet, me magnitudë 4.6, ndodhi në orën 10:20, me qendër në rajonin Simav të provincës Kutahya dhe në një thellësi fokale prej 12.17 kilometrash, siç njoftoi Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

25 Prill 2025, 15:42 Nga M.L
Tërmeti i trefishtë në Turqi/ Regjistrohen rreth 130
Foto ilustruese

TURQI- Tre tërmete radhazi ndodhën mëngjesin e së premtes në provincën Kutahya të Turqisë Perëndimore, duke përhapur shqetësimin tek banorët duke qenë se pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 6.2 ballë, brenda 24 orëve u regjistruan gjithsej 129 lëkundje.

Më i forti nga tre tërmetet, me magnitudë 4.6, ndodhi në orën 10:20, me qendër në rajonin Simav të provincës Kutahya dhe në një thellësi fokale prej 12.17 kilometrash, siç njoftoi Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Pak orë para këtij tërmeti, në orën 7.23 të mëngjesit, në të njëjtën zonë kishte ndodhur një lëkundje me magnitudë 4.5 ballë. Thellësia fokale e këtij tërmeti u gjet në 8.8 kilometra. Pak minuta pas këtij tërmeti, në orën 07:29, një tjetër lëkundje me magnitudë 3.9 është ndjerë në thellësinë fokale 11.6 kilometra.

Guvernatori i Kutahya-s, Musa Isin, ka bërë të ditur se nuk ka pasur humbje në jetë njerëzore apo në pronë. Ai njoftoi gjithashtu se shkollat ​​në zonën përreth nuk do të funksionojnë për një ditë. Sizmologu Ali Ilker Bulut tha për CNN Turk se ky nuk është një tërmet që mund të lidhet me tërmetin me magnitudë 6.2 në Stamboll.

termet ne turqi

Sondazh

Poll