Politike

Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Blendi Klosit dhe militantëve socialist ndaj Xhelal Mziut

Ai e ka cilësuar të gjithë situatën si kurth dhe provokim ndaj Mziut.

25 Prill 2025, 13:26 Nga r.ll
Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Blendi
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar në konferencën për gazetarët në selinë blu, incidentin e raportuar në takimin elektoral të PD-së në fshatin Ostren të Dibrës. Berisha tha se gjithçka ishte provokacion i ulët ndaj Xhelal Mziut nga drejtuesi politik i PS në Dibër, Blendi Klosit dhe militantëve socialistë. Ai e ka cilësuar të gjithë situatën si kurth dhe provokim ndaj Mziut.

"Provokacion i ulët i Blendi Klosit, me militantët fanatik socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. Është e tëra kurth dhe provokacion mbasi e shohin se nuk po ngjisin kërkund. Shohin situatën dramatike dhe zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta. Mësojeni mirë. Ai ishte një kurth, prej provokatorësh të ulët, për të cilën ta dijë kryebixhozxhiu, një nga, se shumica e tyre janë bixhozgjinj. E di çka lënë Bledi Klosi në bixhoz apo jo. Pyet, shko pyet pak përreth, të të thonë, të mos flas unë më mirë.", tha Berisha.

Incidenti në takimin elektoral në Ostren

Paraditen e sotme u raportua se komisariati i Bulqizës kishte referuar në SPAK materialet për kandidatin demokrat për deputet Xhelal Mziun dhe nipin e tij, Elson Mziun. Në njoftimin e policisë thuhej se pas një takimi elektoral në fshatin Ostren, ata kanë dhunuar 33-vjeçarin, Kalosh Murra, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren. Bëhet me dije se Murra mban detyrën e përgjegjesit të ndihmës ekonomike.

Pas policisë ka reaguar dhe vetë Xhelal Mziu në një postim në rrjetet sociale ku shprehet se situata ka qenë komplet ndryshe nga versioni që ka publikuar policia.  Ai thotë se në takimin elektoral me banorët e fshatit Ostren, punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë, Kalosh Murra po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë u larguan pas këtyre kërcënimeve dhe një pjesë tjetër shprehën shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.

Demokrati shprehet se pas këtyre deklaratave i është afruar të komunikojë me Murrën, dhe t'i kërkojë të mos intimidojë qytetarët. Më tej shton se në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuesve të opozitës, kanë mbërritur Jeton Dani, babai i kandidatit të PS, Murat Dani dhe mbështetës të tij dhe sipas Mziut kanë ushtruar dhunë ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë.

Mziu shton më tej se për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD në Bulqizë, avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine. Mziu i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme të sekuestrojë pamjet e kamerave në zonë, dhe të hetojë ngjarjen ku thotë se janë dhunuar kryetari dhe përfaqësues së PD Bulqizë. Sipas tij, policia është bërë palë në goditjen e opozitës, për shkak se Drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me Jeton Danin, babai i kandidatit të Partisë Socialiste, Murat Dani.

 

xhelal mziu sali berisha

Sondazh

Poll