Politike

VIDEO/ Olta Xhaçka nuk 'pyet' për autoritetet policore, 27 gjoba të papaguara në makinë

Kjo pasi, makina me të cilën Xhaçka lëviz është plotë me 27 gjoba të papaguara.

25 Prill 2025, 12:36 Nga I.A
VIDEO/ Olta Xhaçka nuk 'pyet' për autoritetet policore, 27
Olta Xhaçka

TIRANË- Deputetja socialiste Olta Xhaçka duket se nuk pyet për autoritetet policore dhe as për ligjet që thyen në vendin tonë me makinën e saj. Kjo pasi, makina me të cilën Xhaçka lëviz është plotë me 27 gjoba të papaguara.

 

Në sistemin e gjobave të policisë ajo rezulton si një nga njerëzit me më shumë gjoba të papaguara. Makina e saj me targa AB 574 JR është gjobitur shumë herë nga policia, të cilat as nuk janë paguar. Sipas të dhënave Xhaçka gjobën e fundit e ka marrë me 4 prill të këtij viti.

Ndërkohë që nëse një qytetar i thjesht do të kishte kaq gjoba ta paguara në sistem, do t'i hiqej direkt leja e qarkullimit deri në shlyerjen të gjitha gjobave. 

olta xhaçka

Sondazh

Poll