Aktualitet

Kanoste vazhdimisht bashkëshorten me thikë, arrestohet 64-vjeçari në Korçë

Policia menjëherë sapo është njoftuar për ngjarjen ka ndërhyrë duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

25 Prill 2025, 10:24 Nga N.F
Kanoste vazhdimisht bashkëshorten me thikë, arrestohet
Foto

KORÇË- Një 64-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Korçës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka kanosur me thikë bashkëshorten e tij.

Policia menjëherë sapo është njoftuar për ngjarjen ka ndërhyrë duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Më tej bëhet me dije se policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e përdorur dje për kanosjen. 

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 11, Korçë, një shtetas kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.     

 Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve porfesionale të shërbimeve të Policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. L., 64 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se ka kanosur disa herë, me thikë, bashkëshorten e tij, për motive të dobëta. 

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e përdorur dje, për kanosjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

kanosi me thike gruan ne korce arrestohet nje person ne korce

Sondazh

Poll