Sport

Portieri Ter Stegen rikthehet te Barça, gati për Kupën e Mbretit. Ja lista...

Ter Stegen rikthehet pas tetë muajsh, pasi këputi ligamentin e kryqëzuar të gjurit kundër Villarreal. Trajneri Flick në dilemë…

25 Prill 2025, 11:25 Nga DOSJA
Portieri Ter Stegen rikthehet te Barça, gati për Kupën e

SPANJE - Një nga rikthimet më të rëndësishme te FC Barcelona sapo është konfirmuar. Marc André Ter Stegen është rikthyer në stërvitje të plotë me ekipin e tij blaugrana për finalen e madhe të Kupës së Mbretit këtë të shtunë në Sevilla.

Ter Stegen kthehet pas tetë muajsh, pasi këputi ligamentin e kryqëzuar të gjurit kundër Villarreal. Një rikuperim që e rikthen atë në ekip në prag të përfundimit të sezonit.

Portieri gjerman është rikthimi më i dukshëm në një listë relativisht jo në maksimumin e saj, pasi mungon një ndër emrat kryesorë si sulmuesi polak, i dëmtuar së fundmi Robert Lewandowski. Lëndimi i sulmuesit polak një javë më parë e bën të pamundur që ai të marrë pjesë në duelin kundër Madridit.

Sa i përket pjesës tjetër të lojtarëve, Hansi Flick thërret të gjithë ata që janë në dispozicion. Përfshirë Ansu Fati, i cili luajti disa minuta në ndeshjen e Ligës kundër Mallorca të martën e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll