Sport

Liverpooli përgatit festën, një pikë dhe do të jetë kampion i Premier League...

Në Anfield, kundër Spurs, Liverpoolit do t'i duhet vetëm të shmangë humbjen për të barazuar rekordin e Manchester United prej 20 titujsh në ligë.

25 Prill 2025, 11:00 Nga DOSJA

Liverpooli përgatit festën, një pikë dhe do të

ANGLI - Liverpool tani është vetëm një pikë larg nga sigurimi matematikor i titullit të 20-të të Premier League.

Pas barazimit të mërkurën, Arsenali është 12 pikë prapa kreut me katër ndeshje të mbetura në kampionat, dhe Reds mund të festojnë që të dielën, në shtëpi ndaj Tottenham.

Numërimi mbrapsht ka nisur prej javësh për ekipin e Arne Slot, i cili ka qenë vazhdimisht i pari që nga fundi i vitit të kaluar, dhe kjo më në fund mund të jetë radha e shenjtërimit.

Në Anfield, kundër rivalëve të hidhur të Arsenalit, Spurs, Liverpoolit do t'i duhet vetëm të shmangë humbjen për të barazuar rekordin e Manchester United prej 20 titujsh në ligë.

Në rast humbjeje, nga ana tjetër, vetëm fitorja e Arsenalit të shtunën ndaj Bournemouth mund të vonojë festimet e Reds, të cilëve do t'u duhet vetëm një pikë kundër Chelseat javën e ardhshme.

Në teori, Arsenali mund të fitojë ende Premier Ligën, por vetëm nëse diferencë golash (aktualisht janë 10 gola prapa Reds), nëse fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura dhe Liverpool humbet të tyren.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll