Bota

"Ne po bëjmë presion të fortë mbi Rusinë"/ Trump vlerëson se Moska do të bëjë një lëshim të madh duke rënë dakord të mos merrte nën kontroll të gjithë Ukrainën

I pyetur nga një gazetar se çfarë koncesioni është e gatshme të bëjë Moska, Trump u përgjigj "për të ndalur luftën" dhe vazhdoi "të ndalojë që të mos marrë të gjithë vendin", duke sqaruar se sipas tij është një "koncesion mjaft i madh" nga ana e Rusisë.

24 Prill 2025, 22:36 Nga M.L
"Ne po bëjmë presion të fortë mbi Rusinë"/
Donald Trump

SHBA- Përveç garancive se SHBA-ja po ushtron presion të fortë ndaj Rusisë me synimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Donald Trump vlerësoi gjithashtu se Moska do të bënte një lëshim mjaft të madh duke rënë dakord të mos merrte nën kontroll të gjithë Ukrainën.

"Ne po bëjmë presion të fortë mbi Rusinë," tha presidenti amerikan ndërsa mirëpriti kryeministrin norvegjez Jonas Gaard Støre në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

I pyetur nga një gazetar se çfarë koncesioni është e gatshme të bëjë Moska, Trump u përgjigj "për të ndalur luftën" dhe vazhdoi "të ndalojë që të mos marrë të gjithë vendin", duke sqaruar se sipas tij është një "koncesion mjaft i madh" nga ana e Rusisë.

Presidenti amerikan theksoi se "Ukraina gjithashtu duhet të dëshirojë të arrijë një marrëveshje. Të mërkurën, Trump kritikoi ashpër Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar atë për deklarata nxitëse sepse presidenti ukrainas kishte përsëritur qëndrimin e Kievit se nuk do të njihte sovranitetin rus mbi gadishullin e aneksuar të Krimesë.

donald trump

Sondazh

Poll