Bota

VIDEO/ Bën ndalesë në Gjermani gjatë kthimit nga India, zëvendëspresidenti i SHBA u shërben birrë ushtarëve amerikanë në bazën ajrore Ramstein

Sipas gazetarëve që e shoqëronin, Air Force Two zbarkoi për furnizim me karburant në bazën ajrore Ramstein, pranë qytetit Kaiserslautern në Gjermaninë jugperëndimore.

24 Prill 2025, 21:19 Nga M.L
VIDEO/ Bën ndalesë në Gjermani gjatë kthimit nga India,
Foto ilustruese

GJERMANI- Zëvendëspresidenti i SHBA J.D. Vance bëri një ndalesë të shkurtër në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani gjatë fluturimit të tij të kthimit nga India. Në pamjet që janë publikuar, 40-vjeçari republikan shihet duke u shërbyer birrë ushtarëve amerikanë.

Sipas gazetarëve që e shoqëronin, Air Force Two zbarkoi për furnizim me karburant në bazën ajrore Ramstein, pranë qytetit Kaiserslautern në Gjermaninë jugperëndimore. Në dhjetor 2023, paraardhësja e Vance, Kamala Harris, bëri gjithashtu një ndalesë të shkurtër në Ramstein në fluturimin e saj të kthimit nga Dubai, ku po merrte pjesë në Konferencën e 28-të të OKB-së për Ndryshimet Klimatike.

Në këtë bazë ajrore janë mbajtur disa konferenca të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, me qëllim mbështetjen e vendit në luftën kundër pushtuesve rusë.

j.d. vance

Sondazh

Poll