Bota

Mbi 90 mijë persona i bënë homazhe Papa Françeskut/ Marrin pjesë të burgosur, transgjinorë, të varfër dhe ish-prostituta që janë takuar me të ndjerin vitet e fundit

Ndër të tjera, në Bazilikën e Shën Pjetrit kanë shkuar edhe futbollistë të Romës dhe Lacios për t'i bërë nderimet e fundit “papës së të varfërve”.

24 Prill 2025, 21:44 Nga M.L
Mbi 90 mijë persona i bënë homazhe Papa Françeskut/ Marrin
Foto ilustruese

ITALI- Zyra e Shtypit e Vatikanit bëri të ditur se nga mëngjesi i djeshëm deri në mbrëmjen e sotme në orën 19:00, ata i bënë homazhe papës së ndjerë argjentinas. Ndër të tjera, në Bazilikën e Shën Pjetrit kanë shkuar edhe futbollistë të Romës dhe Lacios për t'i bërë nderimet e fundit “papës së të varfërve”.

Pak më parë Ministria italiane e Drejtësisë bëri të ditur se gjashtë të burgosurve iu është dhënë leje e posaçme për të shkuar në Bazilikën e Santa Maria Maggiore, ku do të varroset Jorge Mario Bergoglio. Së bashku me të varfërit, ciganët, transgjinorët dhe ish-prostitutat, ata do të lënë një trëndafil të bardhë në varrin e tij. Në total janë 40 persona që janë takuar me Françeskun vitet e fundit.

Lidhur me praninë e liderëve politikë në funeralin e së shtunës, presidenti amerikan Donald Trump tha se “do të donte të takonte të gjithë liderët e huaj që do të udhëtojnë në Romë”. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe kryeministri hungarez Viktor Orban njoftuan gjithashtu praninë e tyre në shërbimin funeral të Papa Françeskut.

Mbi 90 mijë persona i bënë homazhe Papa Françeskut/ Marrin

papa françesku

Sondazh

Poll