Bota

I shpëtoi atentatit në 2020/ Ekzekutohet një nga eksponentët kryesorë të mafias në Greqi (EMRI)

Mediat në vendin fqinj shkruajnë se ai u qëllua për vdekje me kallashnikov nga persona të paidentifikuar, teksa po dilte nga një qendër private mjekësore. Plumbat, disa prej të cilëve e goditën në fytyrë, i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

24 Prill 2025, 19:56 Nga M.B
I shpëtoi atentatit në 2020/ Ekzekutohet një nga eksponentët
Georgios Moschouris

GREQIA- Një vrasje mafioze tronditi Greqinë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Halkandrit, nga ku mësohet se u ekzekutua Georgios Moschouris, i njohur si “Thamnaki”, një nga figurat kryesore të mafies greke. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se ai u qëllua për vdekje me kallashnikov nga persona të paidentifikuar, teksa po dilte nga një qendër private mjekësore.

Plumbat, disa prej të cilëve e goditën në fytyrë, i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Bëhet me dije se në vendin e ngjarjes u gjetën shumë gëzhoja plumbash, dhe pak më vonë policia zbuloi një automjet të djegur në zonën e Patimës, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët për të kryer atentatin dhe për t’u larguar.

Moschouris nuk ishte i panjohur për autoritetet, pasi kishte mbijetuar një atentat më parë në vitin 2020 në Voula. Ndërkohë, autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbuluar motivet e ngjarjes, duke marrë në konsideratë konfliktet e mëparshme të viktimës. Aktualisht, forcat e rendit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë për të ndërtuar itinerarin e autorëve.

georgios moschouris

Sondazh

Poll