Bota

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë pezullon fondet buxhetore të partive politike të Republikës Serbe

Sipas Christian Schmidt, fondet do të ndalohen dhe do të kalohen në një llogari të veçantë në Bankën Qendrore të Bosnjës dhe Hercegovinës.

24 Prill 2025, 18:25 Nga E. D
Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë pezullon
Christian Schmid

BOSNJE HERCEGOVINA- Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, ndaloi sot të gjitha fondet buxhetore për financimin e partive politike SNSD dhe Srpska, të cilat ishin të destinuara për të gjitha nivelet e pushtetit në Bosnje dhe Hercegovinë. Sipas Christian Schmidt, fondet do të ndalohen dhe do të kalohen në një llogari të veçantë në Bankën Qendrore të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Diplomati gjerman shtoi se integriteti territorial dhe sovraniteti i Bosnjës dhe Hercegovinës janë të padiskutueshme. Më tej ai tha se në Bosnje dhe Hercegovinë nuk duhen kështjella, dhe ata që mendojnë se duhen, nuk po punojnë për të ardhmen e vendi, shkruan klix.ba.

“Me këtë vendim mbështeten përpjekjet e institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës për t’u përballur me sulmet e koalicionit qeverisës nga Republika Serbe kundër parimeve themelore dhe rendit kushtetues të BiH. Udhëheqësia e “Ujedinjena Srpska” dhe e SNSD-së janë në krye të këtyre veprimeve. Ato veprime janë në kundërshtim me respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

Të dy entitetet dhe Brçko kanë të drejta që janë të garantuara nga Marrëveshja e Dejtonit. Por, këto të drejta kërkojnë respektimin e Dejtonit dhe të demokracisë. Udhëheqësia e SNSD-së dhe e “Ujedinjena Srpska” po nxisin institucionet e Republika Serbe dhe qytetarët e saj të kryejnë vepra penale, duke u kërcënuar me ndëshkim nëse nuk i binden. Qytetarët e RS-së kanë të drejtë të vendosin vetë për veten. Ata po kërcënohen me ndjekje penale nëse nuk sillen në përputhje me presionet.

Sipas Kodit Penal, çdo mosrespektim i këtij vendimi që kam marrë sot, i nënshtrohet përgjegjësisë penale. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kur këto parti të tregojnë respektim ndaj Marrëveshjes së Dejtonit, do ta rishqyrtoj këtë vendim. Veprimet kundër Dejtonit kanë pasojat e tyre. Respektimi i Marrëveshjes së Dejtonit nuk është çështje zgjedhjeje. Pasdite do të shkoj në kampin Butmir ku do të takohem me komandantin e EUFOR-it”, tha  Christian Schmidt.

christian schmidt

Sondazh

Poll